Rrufeja godet fushën, dy futbollistë përfundojnë në spital

Dy futbollistë përfunduan në spital në Xhamajkë pas një rrufeje që ra në fushën e futbollit në një stadium në Kingston.

Rrufeja ra në minutën e 82-të në ndeshjes ndërsa dy lojtarët përfunduan të shtrirë, ndërsa u dërguan më pas me shpejtësi në spital. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pamjet u regjistruan nga një spektator në ndeshjen e vlefshme për Manning Cup midis Wolmer’s Boys dhe Jamaica College.

Shkarkoni aplikacionin e A2