Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Takimi me Johnson, Juncker informon PE: Rreziku i Brexit pa ujdi është real

Nga A2 CNN
18 Shtator 2019, 12:29 | Bota
Takimi me Johnson, Juncker informon PE: Rreziku i Brexit pa ujdi është

Rreziku i një Brexit-i pa ujdi është real. Dekralarata vjen nga Presidenti i Komisionit Europian në largim, Jean-Claude Juncker, i cili informoi eurodeputetët lidhur me takimin e tij të parë me kryeministrin britanik, Boris Johnson, në Luksemburg.

Duke nënvizuar se divorci pa marrëveshje do të jetë vetëm një zgjedhje e qeverisë së Londrës dhe kurrë e Bashkimit Europian, Juncker thotë se ka akoma kohë për një ujdi të re: “Kryeministri britanik më tha se Mbretëria e Bashkuar dëshiron të arrijë një marrëveshje, por edhe se në çdo rast, Britania do të largohet nga Bashkimi Europian më 31 tetor me apo pa ujdi. Nuk ka asgjë të re, por kjo nënkupton se rreziku i një largimi pa ujdi mbetet shumë real”.

Më tej, Juncker zbuloi se kishte nxitur Johnsonin që të prezantonte të gjitha alternativat e tij për një marrëveshje tjetër të mundshme. Gjithashtu, i kërkoi kryeministrit britanik që propozimet t’i paraqiste të shkruara në letër, ndërsa angazhoi shefin negociator të BE-së për Brexit, Michel Barnier, që të intensifikojë tratativat për planin politik dhe jo vetëm.

“Ne jemi të vetëdijshëm lidhur me Brexit-in pa ujdi dhe i këshilloj të gjithë që të mos i nënvlerësojnë pasojat, kryesisht Britania e Madhe, por edhe ne”, tha Barnier.

Ndërkohë, Juncker dhe Barnier kanë bërë me dije edhe një herë se sistemi kufitar irlandez, i ashtëquajturi “backstop”, duhet të jetë në qendër të çdo marrëveshje tjetër për Brexit-in. Por, lufta kryesore e Johnsonit është që kjo pikë të eleminohet nga ujdia aktuale. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë