Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Te PSG nuk mungojnë yjet, te Reali po “fiken”, Zidane dorëzohet në Francë

Nga A2 CNN
18 Shtator 2019, 22:59 | Futboll
Te PSG nuk mungojnë yjet, te Reali po “fiken”, Zidane

Me shumë mungesa në fushën e lojës, por me një Di Maria në formë të jashtëzakonshme, PSG e ka zhytur në krizë Realin e Madridit, duke e mposhtur 3-0 në ndeshjen e parë të grupeve në Champions League.

Argjentinasi realizoi dy gola spektakolarë në pjesën e parë, duke i dhënë një shuplakë të fortë ish-skuadrës së tij.

Edhe pse pa Mbappe, Neymar apo Cavani-n, PSG vazhdoi edhe në pjesën e dytë të dominojë skuadrën e Zidane, e cila ishte e shpërfytyruar. Në fundin e ndeshjes Meunier vulosi rezultatin duke shënuar edhe golin e tretë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë