Trump emëron Sekretarin e ri për Sigurinë Kombëtare

Presidenti i SHBA, Donald Trump emëroi Robert O’Brien si Këshilltarin e ri për Sigurinë Kombëtare. O’Brien do të zëvendësojë në këtë detyrë John Bolton pas mosmarrëveshjeve të shumta që ky i fundit pati me kreun e Shtëpisë së Bardhë për çështje të politikës së jashtme si Sirinë, Afganistan, Iranin etj.

Presidenti Trump e njoftoi përmes një postimi në Twitter emërimin e ri në administratën e tij duke thënë se ka punuar dhe më parë më Robert O’Brien dhe se është i bindur se ai do të bëjë shumë mirë në detyrën e re.

O’Brien ka qenë më parë i dërguari special i presidentit për Çështje të Pengjeve në Departamentin amerikan të Shtetit, ai do të jetë Këshilltari i katërt për Sigurinë Kombëtare në administratën Trump.

Shkarkoni aplikacionin e A2