Trump vendos sanksione të reja dhe “domethënëse” ndaj Iranit – A2

Trump vendos sanksione të reja dhe “domethënëse” ndaj Iranit

1561124130943 1100x620

Presidenti amerikan Donald Trump, përmes një statusi në Twitter, ka zbuluar se sanksione të reja do të vendosen nga administrata e tij ndaj Iranit.  

Rritja e sanksioneve cilësohen nga presidenti amerikan si  “domethënëse”, por nuk është specifikuar ende kur këto sanksione do të fillojnë, dhe në çfarë sektorësh strategjikë.

Vendimi i presidentit amerikan lidhet në mënyrë direkte me akuzat ndaj regjimit të Teheranit për sulmet ndaj depozitave të naftës në Arabinë Saudite.

Vendimi i administratës amerikane pritet të tensionojë akoma më shumë situatën mes dy vendeve, në prag të vizitës së planifikuar të liderit iranian Rouhani në SHBA për Konferencën e Përgjithshme të OKB-së.