Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Zjarri në shkollë iu merr jetën 27 personave në Liberi

Nga A2 CNN
18 Shtator 2019, 18:14 | Bota
Zjarri në shkollë iu merr jetën 27 personave në Liberi

27 persona, pjesa më e madhe e të cilëve fëmijë, humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një shkollë me konvikt në rrethinat e kryeqytetit liberian të Monrovisë.

Zjarri mendohet të ketë rënë në orët e para të mëngjesit, atëherë kur fëmijët ishin duke fjetur në konviktin e tyre që ndodhej pranë ndërtesës së xhamisë.

Sipas autoriteteve lokale, mendohet se shkak për zjarrin të ketë qenë një shkëndijë elektrike, por hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Presidenti George Weah vizitoi shkollën e djegur dhe shprehu ngushëllimet për familjet e viktima.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani