Ambasadori amerikan në Beograd: Bllokimi i dialogut Kosovë-Serbi nuk i shërben asnjërit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott zhvilloi takimin e lamtumirës me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Scott ripërsëriti edhe njëherë qëndrimin se bllokimi dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk i shërben asnjërit nga vendeve në aspiratat që kanë. Sipas ambasadorit amerikan, të cilit po i përfundon misioni në Beograd, arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes dy vendeve do të nënkuptonte një stabilitet më të madh në Ballkanin Perëndimor.

Diplomati amerikan, shtoi se qeveria e re që do të dalë nga zgjedhjet në Kosovë duhet të jetë e gatshme për të hequr taksën ndaj produkteve serbe që do të zhbllokojë ngërçin e krijuar.

Scott dhe Vuçiç ranë dakord se emërimi i Matthew Palmer, si i dërguar amerikan për Ballkanin Perëndimor, tregon angazhimin e SHBA-së për të mbështetur dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Shkarkoni aplikacionin e A2