Arsenali e nis mbarë Europa League, Lazio ngel në Rumani

Arsenali e ka nisur me fitore edicionin e ri të Europa League. Topçinjtë kanë bindur në ndeshjen e parë të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në Europë duke fituar 0-3 në transfertë ndaj rivalëve të Eintracht Frankfurt.

Willock hapi serinë e golave për Arsenal në minutën e 38-të të takimit. Gjermanët u treguan të pafuqishëm përballë futbollit të shpejtë që luajtën anglezët në këtë takim. Dyfishimi i rezultatit erdhi në minutën e 85 me Saka dhe tri minuta më vonë i përhershmi Aubumeyang vulosi rezultatin në 0-3.

Një rezultat surprizë ishte ai në ndeshjen mes Cluj dhe Lazio e vlefshme për Grupin E të kompeticionit.

Rumunët ishin një rival i thjeshtë në letër për ekipin italian, por nuk rezultoi kështu. Lazio kaloi e para në avantazh në minutën e 25 të takimit me Bastos.

Vendasit nuk u pajtuan për asnjë moment në rezultatin dhe barazojnë në minutën e 41 me Daec nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 75 rumunët përmbysin gjithçka duke kaluar në avantazh me Omranin. Loja e mbetur nuk solli asgjë për italianët, të cilët dolën pa pikë nga fusha rumune.

Shkarkoni aplikacionin e A2