Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Bizneset online. Historia e sipërmarrëses së suksesshme 25-vjeçare

Nga A2 CNN
19 Shtator 2019, 20:25 | Ekonomi
Bizneset online. Historia e sipërmarrëses së suksesshme

E nisi me vetëm 60 mijë lekë të vjetra dhe sot numëron qindra klientë dhe synon të shtrijë markën e saj edhe jashtë kufijve. Kjo është historia e Klea Mustafës, 25-vjeçarja, e cila katër vite më parë guxoi të ngrinte një biznes online për prodhimin e kremrave të ndryshëm. 

“Deri tani ka ecur mjaft mirë. Kam arritur të futem dhe në tregun internacional, në Europë dhe jashtë territorit të saj. Dhe e shikoj shumë shpejt si linjë internacionale. Në biznesin tim janë rreth 5 të punësuar”, tregoi sipërmarrësja Klea Mustafa.

Por, megjithatë vështirësitë nuk kanë qenë të pakta për të dhe ashtu si çdo biznes që ka të bëjë me tregtinë, edhe për atë online marrëdhënia me klientët është mjaft problematike. 

“Komunikimi me klientin është goxha i vështirë, ka klientë që bëjnë porosi dhe pastaj nuk i marrin ose e fikin telefonin ose të bllokojnë. Ka probleme dhe janë të vazhdueshme dhe të pashmangshme”shtoi Klea Mustafa.

Këto biznese online, bazohen kryesisht në shitjet përmes rrjeteve sociale si Instagram dhe Facebook, për shkak të përdorimit masiv të tyre. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë