Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Caktohet kreu i ri i Kadastrës së Vlorës

Nga A2 CNN
19 Shtator 2019, 11:25 | Aktualitet
Caktohet kreu i ri i Kadastrës së Vlorës

Elona Hodaj do të jetë në krye të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës.

Hodaj emërohet pak ditë pas “furtunës” në Kadastrën e Vlorës, ku 6 juristë u pushuan dhe 19 të tjerë u paralajmëruan nëpërmjet vërejtjeve, duke përmbyllur rrokadën në radhët e këtij institucioni.

Elona Hodaj vjen me një “background” politik në radhët e Partisë Socialiste si kryetare e FRESSH Vlorë, kandidate për deputete, anëtare e Asamblesë Kombëtare të PS etj.

Hodaj ka mbajtur për rreth 10 vite postin e shefes së Kabinetit të Bashkisë së Vlorës dhe vitet e fundit ka drejtuar Fondin e Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor.

Emri i Hodaj vjen në krye të këtij institucioni duke zvëndësuar Alteo Nazëraj, i cili qëndroi i komanduar në postin e drejtorit të institucionit pas shkarkimit të ish-drejtorit Florjan Almadhi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani