Dënimi për Saimir Tahirin, Basha: I turpshëm, mbushi vendin me drogë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Një vendim të turpshëm, e konsideroi Basha vendimin e Krimeve të Rënda për të mbrojtur, sipas tij, krahun e djathtë të Edi Ramës që e mbushi Shqipërinë me drogë.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës

“Vendimi i turpshëm për të mos bërë drejtësi për krahun e djathtë të Edi Ramës, që e mbushi Shqipërinë me drogë dhe e shndërroi atë në njollën e zezë të krimit në Europë, provon se drejtësia në Shqipëri është peng i Edi Ramës, dhe Edi Rama është peng i krimit. Vendimi i sotëm konfirmon se Edi Rama bëri gjithçka për ta mbrojtur Saimir Tahirin, sepse Saimir Tahiri e mban peng Ramën me dosjet e korrupsionit dhe të lidhjeve të tij me krimin, duke nisur me dosjen e kokainës së Xibrakës, ku është i përfshirë vëllai i Edi Ramës. Përsa kohë Edi Rama është në krye të qeverisë, në Shqipëri nuk ka për të patur drejtësi, krimi dhe të pushtetshmit do të jenë të paprekshëm, Shqipëria do të mbetet peng i krimit dhe shqiptarët më të varfër e më të papunë. Vetëm çlirimi i qeverisjes nga krimi do ti hapë rrugë drejtësisë së vërtetë dhe mirëqenies për të gjithë shqiptarët.”

Shkarkoni aplikacionin e A2