Dorëheqja e Qatos, Tabaku: Pjesë e luftës për vjedhjen e milionave eurove

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas dorëheqjes së drejtoreshës së Autoritetet Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, këtë të premte.

Qato shpjegoi në një postim në “Facebook” se po largohet pas akuzave që i janë bërë lidhur me punën, ndërsa për Tabakun dorëheqja është pjesë e luftës e brendshme për vjedhjen e milionave eurove me kompanitë e Edi Ramës.

“Me parimin një vjedhje të madhe mbuloje me një zhurmë më të madhe, Edi Rama, largoi nga detyra drejtorëshen e Agjencisë së Rrugëve, Sonila Qato 1 orë përpara se gjykata të marrë vendimin për Saimir Tahirin.  Edi Rama po përpiqet të mbulojë luftën e egër që ka plasur mes klaneve në PS me shpresën se gjyqi i Tahirit do të bëjë të harrohet skandali i Sonila Qatos, i Belinda Ballukut dhe i kompanive me të cilat, Rama, bashke me to, vjedh shqiptarët! Asgjë nuk do të harrohet! Çdo aferë korruptive do t’i bëhet e njohur publikut!”, shkruan Tabaku në Facebook.

Më tej, Tabaku shkruan se Partia Demokratike do të sjellë që nesër prova për skandalin që detyroi Sonila Qaton të largohet.

Shkarkoni aplikacionin e A2