Fotografi na “zhduk” celularin nga dora dhe tregon se jetojmë në një botë të vetmuar

Ka shumë mundësi që këtë artikull po e lexoni nga celulari. Tani, imagjinoni se si do të dukeni nëse papritur, “smartphone” që keni në dorë do të zhdukej. Do të dukeni të vetmuar? Pranë një personi që po e injoroni?

Jemi “thithur” nga ekranet që mbajmë me vete kudo dhe, pavarësisht nëse jemi mes një grupi miqsh, është krejtësisht normale që të qëndrojmë me kokën ulur te celulari.

Për këtë arsye, fotografi amerikan Eric Pickersgill ka krijuar “Removed,” një seri fotosh për të na kujtuar se sa i çuditshëm është në fakt qëndrimi ynë. Në çdo foto, pajisjet elektronike janë hequr nga dora e njerëzve që po i përdorin ato dhe rezultatet janë të trishtueshme dhe paksa të frikshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2