Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Gjykata vendos 5 vite burg, Tahiri do të bëjë vetëm 3 vite shërbim prove

Nga A2 CNN
19 Shtator 2019, 21:56 | Kronikë
Gjykata vendos 5 vite burg, Tahiri do të bëjë vetëm 3 vite

Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke e dënuar atë me 5 vite burg, por kjo do të konvertohet në 3 vite shërbim prove.

Pas një seance që nisi në orët e para të mëngjesit të së enjtes dhe përfundoi rreth orës 22:00, Gjykata e shpalli ish-ministrin të pafajshëm për tre akuzat e ngritura nga Prokuroria “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

https://youtu.be/S5eW_Ydfta4

Gjykata bëri një rikualifikim të akuzave dhe e shpalli atë fajtor vetëm për akuzën e "shpërdorimit të detyrës". Në lidhje me këtë akuzë, ish-ministri është deklaruar i fajshëm dhe u dënua me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfiton uljen e një të tretës së dënimit, duke e reduktuar atë në 3 vjet e katër muaj burg.

Pavarësisht këtij vendimi, Tahiri nuk do të shkojë asnjë ditë në qeli, pasi gjykata ka vendosur të pezullojë ekzekutimin e dënimit të tij me burg, duke e lënë në shërbimin e provës për një periudhë 3-vjeçare. Kjo do të thotë se Tahiri nuk do të shkojë në burg edhe nëse ky vendim do të mbetet në fuqi nga Apeli. Për 3 vite me radhë, Tahiri duhet të mbajë kontakte periodike me shërbimin e provës dhe nuk duhet të ketë kontakte me persona të dënuar. Njëkohësisht, gjykata ka dhënë edhe një vendim plotësues duke I hequr Tahirit funksionet publike për një periudhë 3 vjeçare. E njëjta masë ishte edhe për Jael Çelën. Arsyetimi i gjykatës ishte i njëjtë si edhe për Tahirin.

Saimir Tahiri ka reaguar pas daljes nga Gjykata duke thënë se gjykata nuk kishte këllqe ta shpallte të pafajshëm.

https://youtu.be/3FevRp_RkNE

“Mesa kuptova, nuk jam kriminel, nuk jam trafikant, nuk jam pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, por meqenëse disa kushërinj kanë përdorur emrin tim, kam shpërdoruar detyrën. As qesh dot dhe as qaj dot. Nesër ju ftoj të ndajmë bashkë. Më duket: je i pafajshëm por nuk kemi këllqe të ta themi. Kjo është vetëm maja e betejës time. Të presim, jam kureshtar të lexoj atë që dëgjova. Gjykata tha nuk je trafikant, apo kriminel, po meqë ca kushërinj kanë përdorur emrin tënd dhe ke qenë ministër ke shpërdoruar detyrën. Do ishte më fisnike, të ishin treguar burra dhe të më dënonin për trafik. Sigurisht që do ta apeloj këtë vendim. Isha më i qartë kur hyra sesa tani që dola”, tha Tahiri.

https://a2news.com/2019/09/19/reagon-tahiri-pas-vendimit-as-qesh-dot-dhe-as-qaj-dot/
https://a2news.com/2019/09/19/denimi-per-saimir-tahirin-basha-i-turpshem-mbushi-vendin-me-droge/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani