“I gatshëm të diskutojmë pozicionin tim”, Bardhi: Gjiknuri duhet të ishte në burg – A2

“I gatshëm të diskutojmë pozicionin tim”, Bardhi: Gjiknuri duhet të ishte në burg

bardhi 2 600x338
Video

Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, i është përgjigjur Damian Gjiknurit, i cili sot deklaroi se mund të rishikojë pozicionin e tij nëse opozita do të ulet në tryezë, por shtoi se PD-ja nuk mund të vendosë kushte.

“Damian Gjiknuri dhe ata që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar për të shkatërruar zgjedhjet nuk duhet të jenë mes zgjedhjeve për t’u larguar nga komisioni, por të vihen para drejtësisë për krimet zgjedhore. Duhet të ndiqen penalisht e të shkojnë në burg. Ky është standard europian dhe jo kërkesë e opozitës. Të gjithë personat, përfshirë Damian Gjiknurin dhe anëtarë të tjerë të përfshirë në dosjet 184 apo 339, duhet të jenë në burg”, u shpreh Bardhi në një deklaratë për mediat.