Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

I ulur në shkallët e Gjykatës, Tahiri pret vendimin...

Nga A2 CNN
19 Shtator 2019, 19:44 | Kapur në kamera

Më herët u njoftua se vendimi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, do të bëhej publik nga Gjykata e Krimeve të Rëndë na orën 16:00, por tashmë që ora ka kaluar 21:00 pritja vazhdon.

Tahiri akuzohet për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” në kuadër të dosjes “Habilaj”.

Sipas Prokurorisë e cila ka kërkuar 12 vite burg, Tahiri ka garantuar paprekshmërinë e grupit të Habilajve në trafikimin e sasive të mëdha të drogës drejt Italisë. Katër janë episodet e trafikut të listuar nga Prokuroria. I pari në 25.10.13, ku janë bllokuar 1,6 tonë kanabis, 27.2.14, ku janë bllokuar 287 kg, 29.7.14 ku janë bllokuar 293 kg dhe 8-9.5.15 ku janë bllokuar 880 kg.

Ish-ministri i Brendshëm vazhdoi të mbrohej në sallën e gjyqit paraditen e së enjtes, duke përmendur tërthorazi edhe pasuesin në detyrën e ministrit, Fatmir Xhafaj.

“Unë jam këtu si i pandehur vetëm për shitjen e një makine, ndërkohë ka njerëz që nuk mbajnë përgjegjësi as për vëllezërit trafikantë”, mësohet të ketë thënë Tahiri në sallë. “Drejtësia është në dorën tuaj. Nëse ju gjeni një provë për mua unë iki vetë në burg. Kjo çështje është vetë jeta ime”.

https://a2news.com/2019/09/19/dosja-tahiri-shkelqimi-dhe-renia-e-kampionit-te-rames/
https://a2news.com/2019/09/19/tahiri-une-jam-ketu-per-nje-makine-te-tjere-nuk-mbajne-pergjegjesi-per-vellezerit-trafikante/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani