Java e Modës në Milano, Prada prezanton një koleksion për gra të forta

Prada zgjodhi stilin personal mbi modën, në koleksionin e prezantuar në ditën e parë të Javës së Modës në Milano.

Dizenjatorja Miucca Prada, e konsideruar një inovatore e industrisë së modës, shpalosi krijimet e reja që, siç tha, tregojnë fuqinë e grave mbi veshjet.

Modelet mbanin fustane të derdhura dhe kostume të sofistikuara. Disa kombinimeve të tilla si ato mes trikove gri dhe fundeve të bardha kthyen në vitet ‘20, ndërsa fustanet e errëta me printime gjeometrike sollën në kujtesë stilin e viteve ‘70.

U prezantuan pallto të dekoruara me gjethe, fustane e funde të gjata të shoqëruara me varëse me guaska dhe vwthw.

Fustanet ishin përgjithësisht të lehta, ndërsa bluzat e leshta kombinoheshin me funde të ngushta. Sandalet me takë të lartë, platformat e çizmet me ngjyra apo lëkurë gjarpëri kompletonin look-un e propozuar nga Prada.

Shkarkoni aplikacionin e A2