Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Lojtari i Bundesligës denoncon nënën e tij se i vodhi… fanelat

Nga A2 CNN
19 Shtator 2019, 13:48 | Futboll
Lojtari i Bundesligës denoncon nënën e tij se i vodhi…

Një ngjarje e çuditshme vjen nga Bundesliga gjermane.

Danny Da Costa, futbollist i Eintracht Frankfurt, ka denoncuar nënën e tij sepse, sipas tij, i ka vjedhur 6 fanela.

26-vjeçari, i cili luan si mbrojtës i djathtë, pretendon se nëna e tij duhet t’i kthejë fanelat të cilat i vishte kur luante me të rinjtë e Bayer Leverkusen.

Nga ana e saj, nëna e futbollistit gjerman thotë se ato fanela ia ka bërë dhuratë i biri.

Kjo çështje, sipas Bild, tashmë do të zgjidhet në Gjykatën e Këlnit, më datë 27 shtator.

A2 CNN Livestream

Dita jonë