Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Shkodër, reagon PD: Shfaqje teatrale

Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka zhvilluar këtë të premte mbledhjen e parë pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Partia Demokratike në këtë qytet ka reaguar pas kësaj mbledhje, duke e vlerësuar këshillin si ilegjitim, ndërsa mbledhjen e ka cilësuar si një shfaqje teatrale.

“Këshilli i 6% nuk mund të jetë kurrsesi përfaqësues i interesave të qytetarëve shkodranë. Këshilli monopartiak i dalë nga braktisja e madhe që Shkodranët i bënë me 30 Qershor farsës së Edi Ramës dhe bandës së hajdutëve në pushtet, nuk është dhe nuk do të jetë Këshilli i Shkodranëve, por thjesht një teatër kukullash i cili tenton t’i hedhë hi syve tanë dhe pranon të përdoret nga interesat e të fortëve të qytetit për të kënaqur ambiciet e tyre të sëmura dhe lojërat e tyre të pushtetit në shërbim të bizneseve të tyre të pista. Të mjerët ju që përdoreni sot, historia dhe Shkodra do ju gjykojnë së shpejti.

Beteja jonë kundër të keqes që ka zaptuar qytetin tonë dhe të gjithë Shqipërinë nuk do të ketë të ndalur derisa të shporrim një herë e mirë Edi Ramën dhe miqtë e tij hajdutë, trafikantë e kriminelë nga pushteti dhe t’i dërgojmë pas hekurave. Nga Shkodra fillon ndryshimi, Shkodra është e para. Rama ik!”, mbyllet reagimi i PD-së në Shkodër.

Shkarkoni aplikacionin e A2