Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Në stërvitje me Gardën Revolucionare Iraniane

Nga A2 CNN
19 Shtator 2019, 13:51 | Fotolajme

Garda Revolucionare Iraniane është rikthyer në qendër të vëmendjes pas rritjes së tensioneve në Gjirin Persik dhe sidomos sulmit të fundit mbi rafineritë saudite të naftës. E cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite dhe Bahrejni, Garda ka rritur gjithmonë e më tepër ndikimin e saj në politikën dhe jetën e përditshme të iranianëve.

E themeluar në 22 prill 1979, si një degë e Forcave të Armatosura, sot në radhët e saj militojnë 125 000 efektivë, të ndarë në forca tokësore, detare dhe ajrore. Reuters ka publikuar disa foto nga stërvitjet e tyre, ku spikat urrejtja që nuk ngurrojnë të shprehin ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani