Prokuroria kërkoi 12 vite burg, sot pas orës 16:00 jepet vendimi për Tahirin

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka mbërritur te Gjykata e Krimeve të Rënda, aty ku sot do të njihet me vendimin e gjykatës, që pritet të jepet pas orës 16:00.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për Tahirin.

Në seancën e kaluar, Tahiri tha se i kishte dërguar ish-ministres së Mbrojtjes 6 shkresa për mosfunksionim e radarëve.

Ndërkohë, ditën e sotme, gjykata konstatoi se asnjë nga këto shkresa nuk është depozituar nga Tahiri. Po ashtu, nuk është depozituar si provë as maili i pretenduar nga Tahiri që policia kishte referuar Habilajt në prokurori.

Tahiri është shprehur se i ka cituar, por nuk i ka depozituar si provë. “I citova për të provuar para gjykatës personalitetin dhe dinjitetin tim”, u shpreh Tahiri.

Seanca u shty për në datën 19 shtator, kur do të lexohet mbrojtja e Jaeld Çelës dhe më pas treshja gjykuese do të tërhiqet për të dhënë vendim. 


Shkarkoni aplikacionin e A2