Reagon Tahiri pas vendimit: As qesh dot dhe as qaj dot

Saimir Tahiri ka reaguar pas daljes nga Gjykata ku u dënua me 5 vite burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ai tha se gjykata nuk kishte këllqe ta shpallte të pafajshëm.

“Mesa kuptova, nuk jam kriminel, nuk jam trafikant, nuk jam pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, por meqenëse disa kushërinj kanë përdorur emrin tim, kam shpërdoruar detyrën. As qesh dot dhe as qaj dot. Nesër ju ftoj të ndajmë bashkë. Më duket: je i pafajshëm por nuk kemi këllqe të ta themi. Kjo është vetëm maja e betejës time. Të presim, jam kureshtar të lexoj atë që dëgjova. Gjykata tha nuk je trafikant, apo kriminel, po meqë ca kushërinj kanë përdorur emrin tënd dhe ke qenë ministër ke shpërdoruar detyrën. Do ishte më fisnike, të ishin treguar burra dhe të më dënonin për trafik. Sigurisht që do ta apeloj këtë vendim. Isha më i qartë kur hyra sesa tani që dola”, tha Tahiri.

Shkarkoni aplikacionin e A2