Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: I gatshëm të diskutojmë pozicionin tim, por nuk mund të vënë kushte

Bashkëkryetari i Komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, pranon se mund të rishikojë pozicionin e tij nëse opozita do të ulet në tryezë, por thotë se PD nuk mund të vendosë kushte.

“Më duket disi ironike, por edhe qesharake që gjithë ajo kauzë “Rama Ik”, të përfundojë në “Damiani Ik”… Nëse opozita e njeh këtë komision dhe shesh qenien time si pengesë, unë mund ta rishikoj pozicionin tim, kuptohet në bashkëbisedim politik me partinë time. Por duhet të them që hera e parë që kushtëzohet interlokutori. Është njëlloj sikur të themi që ne nuk bashkëpunojmë me Lulzim Bashën se ndaj tij janë ngritur akuza politike që ka vrarë katër njerëz”, tha Gjiknuri. “E rëndësishme është të pranojnë komisionin, të kontribuojnë aty pa u imponuar”.

Megjithatë, ai shton se problemet nuk i ka krijuar sistemi zgjedhor. “Mbi të gjitha ka pasur një mungesë vullneti për të qenë pjesë e reformës zgjedhore, sepse është bërë gjithnjë së bashku. Ata e lanë në mes. Ju them me bindje, nuk është problem përfaqësimi, por ka të bëjë me maturimin e klasës politike shqiptare. Kriza politike u krijua nga frika që ka opozita për të marrë pjesë në sistemin politik. Kjo krijoi një krizë artificiale”, shtoi Gjiknuri.

Shkarkoni aplikacionin e A2