Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Renditja FIFA, Shqipëria në vendnumëro, Kosova ngrihet “vetëm” me një vend

Nga A2 CNN
19 Shtator 2019, 12:15 | Futboll

Renditja e re e FIFA e gjen Shqipërinë në të njëjtin pozicion si në muajt e kaluar. Pavarësisht humbjes ndaj Francës dhe fitores 4 me 2 përballë Islandës, kuqezinjtë mbajnë vendin e 64.

Ngjitet vetëm një shkallë më lart Kosova e cila ka arriti rezultate të rëndësishme në muajin shtator. Përfaqësuesja dardane ka vendosur rekord duke u pozicionuar për herë të parë në histori në vendin e 119.

Sa i përket kreut të këtij klasifikimi, renditja vijon të kryesohet nga Belgjika, ndërkohë që Franca ka parakaluar Brazilin duke kaluar në vendin e dytë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë