Rregullat e reja të Instagram për të ndihmuar të rinjtë

Instagram ashpërson rregullat për postimet që lidhen me produktet për humbje në peshë dhe operacionet plastike. Disa reklama nuk do të shfaqen për përdoruesit poshtë moshës 18 vjeç, ndërsa ata që promovojnë produkte mrekullibërëse të humbjes në peshë do të hiqen nga rrjeti social.

Vendimi i Instagram erdhi pas shqetësimeve në rritje lidhur me ndikimin që mund të ketë promovimi i produkteve dietike tek të rinjtë. Aktivistë të shumtë e konsiderojnë një fitore të madhe këtë zhvillim. Ndërkohë, rregullat e reja do të aplikohen edhe në platformën Facebook.

Shkarkoni aplikacionin e A2