Rrëzohen dy dekretet e Metës, deputetët sërish kundër Presidentit me votë

Kodi Penal dhe ligji i Akademisë së Shkencave, do të hyjnë në fuqi të pandryshuara, pavarësisht kundërshtive me të cilat Presidenti i ktheu mbrapsht për rishqyrtim gjatë verës.

Shumica edhe një herë rrezoi me votë vullnetin e Ilir Metës. Kodi i cili ashpërsohet në dispozitat për dhunuesit e policëve, mjekëve, kafshëve apo dhe bllokuesit e rrugës i dha mundësi socialistëve ta quajnë Presidentin bashkëdrejtues të opozitës. Në tentativë për votat e opozitës dhe për nismat e mëtejshme, Taulant Balla u shpreh se këto ndryshime bëheshin për deputetët e rinj. Por tentativa nuk rezultoi dhe aq bindëse.

Megjithatë, opozita u përça gjatë votimit të dekreteve, disa prej deputetëve përfshirë ata të dalë nga listat e Metës, votuan pro rrëzimit të tyre, te tjerë zgjodhën të abstenonin, ndërsa të tjerë nuk votuan fare. Kështu veproi dhe Tom Doshi për Kodin Penal, ndërsa Fatmir Xhafaj abstenoi për Akademinë e Shkencave.

Shkarkoni aplikacionin e A2