Tahiri reagon në rrjetet sociale: Beteja ime sapo ka filluar

Ish-ministri Tahiri ka reaguar edhe në profilin e tij në Facebook pas dhënies së vendimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda për të, e cila e shpalli fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe rrëzoi 3 akuzat e tjera të ngritura nga Prokuroria.

Tahiri shkruan se beteja e tij sapo ka nisur, ndërsa thekson se është i surprizuar nga vendimi i gjykatës.

“Nuk te themi dot që je i pafajshëm, kështu që po të dënojmë pak fare….kështu e kuptova sot.

Beteja ime sapo ka filluar. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, shkruan Tahiri.

Shkarkoni aplikacionin e A2