Tension tek Inter, Lukaku konflikt me Brozovic, skuadra shmang sherrin

Debutimi zhgënjyes në Champions, ku Interi barazoi ndaj modestëve të Slavias së Pragës, u shoqërua me tension te zikaltërit. Menjëherë pas ndeshjes, Romelu Lukaku u përfshi në një debat të ashpër me kroatin Brozovic, ndërsa ishin shokët e skuadrës ata që shmangën përplasjen fizike në dhomat e zhveshjes.

Sipas “Gazeta dello Sport”, belgu shprehu pakënaqësi për mënyrën si skuadra nuk ndoqi skemat taktike të përcaktuara nga trajneri Conte, fjalë të cilat u morën si sulm personal nga mesfushori Brozovic.

Një veprim i përsëritur ky nga kroati, i cili në të kaluarën ka patur problem me një tjetër “numër 9”, si ish-sulmuesi Icardi.

Pritshmëritë e larta dhe zhgënjimi në provën e parë të Champions, janë përkthyer në tension në kampin zikaltër, me trajnerin Conte që edhe një herë do të duhet të marrë rolin e edukatorit në skuadër.

Shkarkoni aplikacionin e A2