Tërhiqet nga futbolli i luajtur Dimitar Berbatov

Një nga futbollistët më të mirë bullgarë, Dimitar Berbatov, i cili ka qenë edhe një nga më të spikaturit në Premier League, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli në moshën 38-vjeçare.

Skuadra e fundit me të cilin luajtur bullgari ishte Kerala Blasters në kampionatin Indian. Berbatov u largua nga futbolli Europian në 3 vite më parë kur luante në Greqi me Paokun.

Ai u zbulua si talent kur po shkëlqente me CSKA Sofia-n, ndërsa më pas kaloi në Gjermani te Bayer Leverkusen e më tej në Premier League ku arriti kulmin me Tottenham e më pas me “Djajtë e Kuq” të Manchester United. Ai ka luajtur edhe me Fulham dhe Monaco-n në Francë.

Shkarkoni aplikacionin e A2