Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Terroristë në Mesdhe, Interpoli zbulon itinerarin e luftëtarëve të huaj

Nga A2 CNN
19 Shtator 2019, 19:26 | Bota
Terroristë në Mesdhe, Interpoli zbulon itinerarin e

Ujërat e Mesdheut nuk janë të qeta. Interpol prezantoi rezultatet e një operacioni të koordinuar në kufijtë detare që shqetësojnë jo pak shtetet e Bashkimit Europian dhe jo vetëm sa i përket kërcënimit terrorist.

Policia ndërkombëtare bëri me dije se ka zbuluar shumë të dyshuar si luftëtarë të huaj që udhëtonin përmes Mesdheut. “12 nga 31 hetimet aktive lidhen me lëvizjen e të dyshuarve për terrorizëm”, thotë Interpol.

Operacioni “Neptun II”, i cili nisi më 24 korrik dhe përfundoi me 8 shtator, u fokusua në zbulimin e kërcënimit të mundshëm që vjen nga luftëtarët e huaj. Agjentët kanë zbuluar dhe itinerarin e terroristëve, që niseshin nga Afrika Veriore për në Juglindje të Europës, duke shfrytëzuar dhe sezonin e ngarkuar turistik të verës.

Interpoli shkruan në një deklaratë, se në 7 porte detare të Algjerisë, Francës, Italisë, Marokut, Spanjës dhe Tunizisë janë kontrolluar më shumë se 1.2 milionë individë. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë