Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Tirana International Film Festival, premierë në Tiranë edhe filmat më të mirë të Kanës e Sarajevës

Nga A2 CNN
19 Shtator 2019, 17:06 | Kulturë
Tirana International Film Festival, premierë në Tiranë edhe

Tranzicioni mbetet ende kryefjalë në kryeqytetin shqiptar, edhe në kinema. Pasi tema që bën bashkë më shumë se 200 produksione kinematografike në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë është tranzicioni.

“TIFF ka tërhequr vëmendjen e të gjithë autorëve, regjisorëve, pasi është një shans më shumë për filmat e tyre që mund të shkojnë për Oscar. Janë 200 filma që do të shfaqen në dy kinema”, shprehet Agron Domi, drejtues i TIFF.

Më shumë se 300 aplikime kanë mbërritur në adresën e “Tirana International Film Festival”, ndaj edhe për Agron Domin faza më e vështirë e gjithë festivalit ka qenë përzgjedhja.

Festivali nis me premierën e Festivalin të Kanës. Edicioni i 17 i TIFF do të ulë siparin si çdo festival filmi në Europë me ceremoninë e ndarjes së çmimeve, më 29 shtator.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani