Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Uragani Humberto “fal” Bahamasin e shkatërruar, por i drejtohet frikshëm Britanisë së Madhe

Nga A2 CNN
19 Shtator 2019, 11:24 | Bota

Nuk mbaron emergjenca për krijimin e uraganeve shkatërrues në oqeanin Atlantik. Ende janë të prekshme shkatërrimet e uraganit Dorian veçanërisht në Ishujt Bahamas ( të dëshmuara në pamjet në fotogaleri), ndërsa po në të njëjtën zonë ka lindur Humberto.

Uragani tashmë i kategorisë 3 ka shmangur kësaj radhe brigjet e Shteteve të Bashkuara si dhe Bahamas për t’u drejtuar në Ishujt Bermuda, një tjetër “parajsë” turistike që rrezikon të gjunjëzohet.

Parashikimet për uraganin Humberto

Por nuk mjafton, sepse parashikimet e sinoptikanëve tregojnë që Humberto do të ketë mjaftueshëm forcë për të arritur deri afër brigjeve të Irlandës dhe të Britanisë së Madhe.  

https://a2news.com/2019/09/07/e-pabesueshme-uragani-dorian-po-i-drejtohet-europes/

Një risi kjo për kontinentin tonë, që u parapri edhe nga “kolegu” Dorian, i cili erdhi deri aty i shfuqizuar dhe me statusin e stuhisë së thjeshtë, dhe pa shumë dëme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani