Zbuloi bisedën sekrete, mbretëresha Elizabeth shfaq pakënaqësi ndaj Cameron

Ish-kryeministri, David Cameron, i kërkoi ndihmë Mbretëreshës Elizabeth përpara referendumit të Skocisë për pavarësi në 2014.

Zbulimi i këtij zhvillimi sekret, që erdhi nga një dokumentar i BBC, shkaktoi pakënaqësi në Pallatin Mbretëror Britanik. Raportimi vjen nga televizioni shtetëror britanik që shkruan se në atë kohë, Cameron i kërkoi monarkes që të “ngrejë një vetull”, pra të ndikojë te votuesit.

Më vonë, Mbretëresha publikoi një opinion në media duke u bërë thirrje skocezëve që të mendojnë me kujdes për të ardhmen. Kjo bëri që referendumi për pavarësi të dështonte dhe si rezultat, Skocia është akoma pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2