Zbuloni se çfarë do të ishin duke bërë sot personazhet e “Friends”

Vitet e fundit, serialet “Will & Grace”, “Murphy Brown” dhe “Roseanne” janë rikthyer në televizion me seri të reja të suksesshme, por duket se një nga serialet më të pëlqyera dhe më të ndjekura nga publiku shqiptar, “Friends”, nuk do ta vazhdojë këtë modë.

Kasti i aktorëve dhe stafi krijues i tij gjithmonë kanë hedhur poshtë idenë e rikthimit, me Matthew Perry (Chandler) i cili ka thënë në një intervistë për “Variety” në vitin 2017 se në fakt rikthimi i serialit është makthi i tij më i madh.

“Shoh një makth sikur po e bëjmë sërish “Friends” dhe askush nuk do t’ia dijë më për ne. Bëjmë një sezon të plotë dhe askujt nuk i plas. Nëse më pyesin mua, unë do të them JO. Puna është se e mbyllëm aq bukur sa nuk e kalojmë dot atë që bëmë. Pse të kthehemi të bëjmë prapë një gjë që nuk bëhet dot më mirë?”, tha Perry.

Duke qenë se nuk do të shohim kurrë seri të reja të Friends, “Entertainment Weekly” ka vendosur që të imagjinojë se çfarë do të ishin duke bërë Chandler (Matthew Perry), Monica (Courteney Cox), Rachel (Jennifer Aniston), Ross (David Schwimmer), Joey (Matt LeBlanc) dhe Phoebe (Lisa Kudrow) 15 vite pasi i pamë për herë të fundit.

Me rastin e 25-vjetorit të shfaqjes për herë të parë të serialit “Friends”, lexoni se ku do të ishin sot 6 shokët e pandashëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2