Aksidentohet motori në Tiranë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 18:30 të së premtes në rrugën “Stavri Themeli” në Tiranë. Policia ka bërë të ditur se motori me drejtues M.M ka humbur kontrollin duke u përplasur me një automjet të parkuar në rrugë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motoçikletës shtetasi M.M, si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri i motoçikletës shtetasi E. M.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë nën hetim.

Shkarkoni aplikacionin e A2