Aty ku deti takohet me tokën, vijat bregdetare më spektakolare në botë

Nga Florida, në Zelandën e Re, nga Ishujt Faroe në Kili, vijat bregdetare më spektakolare të planetit janë përmbledhur në një libër me fotografi nga David Ross. Në të mund të gjeni brigje, plazhe, ishuj, oqeane, male, shkëmbinj dhe gadishuj, që ofrojnë pamje të jashtëzakonshme.

“Vijat bregdetare tregojnë historinë e tokës para se të lindte jeta”, thotë Ross. “E dimë tashmë me siguri se të gjithë kontinentet ishin të bashkuar para se të formohej oqeani Atlantik”. “MailOnline Travel” ka publikuar disa prej fotove më të spikatura që mund të gjeni në libër.

Shkarkoni aplikacionin e A2