Defekt i rëndë në linjën e Bovillës, Tirana pa ujë

Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton se në linjën e transmetimit të Bovillës gjatë mbrëmjes së djeshme ka ndodhur një defekt i rëndë dhe për pasojë është dëmtuar linja e transmetimit që shkon nga ujëmbledhësi i Bovillës deri në impiantin e Bovillës.

Defekti i ndodhur në linjën Dn 900, i cili shkakton mjaft humbje, do të ndihet edhe në furnizimin me ujë në qendër të qytetit si dhe në zonat e Yzberishtit dhe Astirit, të cilat tashmë furnizohen me ujë direkt nga Bovilla.

Ujësjellësi Tiranë ka njoftuar qytetarët se inxhinierët e tij po punojnë intensivisht për riparimin sa më parë të defektit, për të siguruar furnizimin normal me ujë të qytetit të Tiranës.

Shkarkoni aplikacionin e A2