Del në treg celulari i parë i Huawei pa Google

Huawei prezantoi në Mynih smartfonin e fundit Mate 30. Ky është aparati i parë që gjigandi kinez hedh në treg që kur Shtetet e Bashkuara e privuan atë nga shërbimet e kompanive amerikane, përfshirë Google.

Kreu i grupit të konsumatorëve të Huawei, Richard Yusaid, tha se ky kishte qenë një vit sfidues për kompaninë. Shitja globale e smartfonëve ra më 40% në muajin pasi masa e ndërmarrë nga adimistrata Trump hyri në fuqi. Kështu, tani presin me padurim të shohim nëse ky smartfonë, çmimi i të cilit do të variojë nga 800 deri n137 1 mijë dollarë, mund të shitet në tregjet ndërkombëtare pa pasur qasjen tek aplikacionit kyçe të Google, të tilla si YouTube, Gmail apo Google Maps.

Një tjetër informacion që siguruam nga prezantimi i produktit të ri është se Huawei planifikon të hedhë në treg një tjetër smartofon të shumëpritur, Mate X, i cili do besohet se do jetë kundërpërgjigje ndaj telefonit të palosshëm të Google. Richard Yu tha se telefoni do të dalë në Kinë, duke filluar nga muaji i ardhshëm.

Ai nuk përmendi ndonjë treg tjetër ndërkombëtar dhe kjo mund të jetë për faktin se Huawei po përpiqet të shmangë pengesën e shitjes së smartfonëve të shtrenjtë në tregje kur konsumatorët do të hezitojnë t’i blejnë ato, për shkak të mungesës së aplikacioneve kryesore. Analistët thonë se pa shërbimet e Google, prodhimet e reja të Huawei-t do ta kenë të vështirë të çajnë tregun.

Shkarkoni aplikacionin e A2