Dilema e prindërve, në shkollë me turne apo me pagesë?

Kur flitet për shëndetin dhe arsimin, njerëzit janë gjithmonë në dilemë, të zgjedhin institucionet publike apo private.

Edhe këtë fillim viti shkollor, dhjetra prindërve u është dashur të marrin një vendim për vijimin e mësimit të fëmijëve.

Disa kanë bërë lëvizjet në ditët e fundit të pushimeve dhe për arsye të ndryshme. Zgjedhja e shkollës publike për disa prindër nuk është vetëm për arsye financiare. Pavarësisht mësimit me turne, ata i besojnë emrit të shkollës.

Edhe në institucionet private janë të shumtë nxënësit që këtë vit vinin nga shkollat publike. Disa për kushte dhe arsim më të mirë, për pamundësitë prindërve për t’i marrë nga shkolla dhe të tjerë për të shmangur mësimin me turne.

Me turne ose jo, në shkolla publike apo private, tashmë për nxënësit mësimi ka filluar.  

Prindërit presin rezultatet e radhës për zgjedhjet e bëra ashtu si shkollat që sapo kanë nisur konkurrencën.

Shkarkoni aplikacionin e A2