Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Fotot raciste, e kaluara vazhdon të përndjekë Trudeau

Nga A2 CNN
20 Shtator 2019, 15:43 | Bota
Fotot raciste, e kaluara vazhdon të përndjekë Trudeau

Një Justin Trudou i ri, kryeministër i ardhshëm i Kanadasë shfaqet në videon e siguruar nga global News. I përket fillim viteve 90-të dhe ndërsa periudha e realizimit është e paqartë, ai mund të shihet me fytyrën e lyer me të zezë, duke qeshur dhe me duart në ajër.

Duket se edhe krahët dhe këmbët janë lyer gjithashtu me bojë. Trudeau kërkoi ndjesë për rastin gjatë se premtes. “Ishte fytyrë e zezë dhe kjo nuk është e drejtë”, deklaroi ai. Kjo ishte apologjia e dytë e kryeministrit në më pak se 24 orë. Tani i duhet të përgjigjet jo për një po për tre raste të ngjashme që datojnë dekada më parë.

I pari u raportua nga revista Time mbrëmjen e së mërkurës. Trudeau shfaqej në festën e një shkolle private ku punonte si mësues, me fytyrën e qafën dhe duart e lyera me ngjyrë kafe, për t’u dukur si dikush me ngjyrë.

https://a2news.com/2019/09/19/fotoja-turperuese-trudeau-akuzohet-per-racizem-kerkon-ndjese/

 I pyetur nëse mendonte se imazhi ishte racist Trudeau tha: “Po, ishte. Nuk e konsideroja racist në atë kohë, por tani ne e dimë më mirë”.

Trudou përmendi një tjetër foto, ku pranoi se kishte lyer fytyrën gjatë një shfaqje talentesh në shkollë. “Ajo qe bëra lëndoi njerëz të cilët nuk duhet të përballen me intolerancë dhe diskriminim për shkak të identitetit të tyre. Kjo është diçka për të cilën ndjej keqardhje të thellë”.

47-vjeçari vazhdon turin e apologjive, ndërsa Kanadaja pritet të vendosë për 5 javë nëse do t’i japë ose jo një mandat të ri, kryeministrit deri më tani popullor. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë