Francesco Totti rikthehet në fushë, kësaj radhe në një kampionat ndryshe

Kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti do t’i rikthehet futbollit të luajtur. Mos u shqetësoni!! Totti nuk ka zgjedhur ende ta tradhtojë ekipin e tij të zemrës ku kaloi të gjithë karrierën si futbollist profesionist.

Liga nuk do të jetë Serie A dhe nuk është një kampionat ku luajnë 11 lojtarë në fushë, por vetëm 8. Në këtë skuadër të kampionatit të quajtur Serie A1 ai nuk do të jetë vetëm, bashkë me të do të jenë dhe shumë ish yje të ekipit nga kryeqyteti si Vucic, Candela, Pizarro dhe Perrota.

Ideja u propozua nga vetë ish kapiteni verdhkuq dhe u mirëprit nga ish bashkëlojtarët. Skuadra do të quhet Totti Sporting. Trajner do të jetë Carlo Cancellieri, ndërsa portieri do të jetë i vetmi në fushë që nuk do të ketë një të kaluar si futbollist profesionist.

Shkarkoni aplikacionin e A2