Gjendet kokainë në portin ku lëshohen anijet hapësinore

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kokainë u gjet në një anije që shërbente për transportin e pjesëve të raketave në portin që përdoret për lëshimin e raketave hapësinore në Guajanën Franceze.

Ngarkesa e pazakontë me droge u zbulua kur një anije mallrash që zakonisht transporton pjesë të anijeve hapësinore, Ariane, Soyuz dhe Vega po nisej nga porti i Paiacabo.

Sipas autoriteteve të Guajanës Francez, anija ku u gjet kokaina kishte si destinacion Francën. Alarmi u dha kur kontejneri i fiksuar në anije ra në ujë dhe më pas u gjetën disa pako të dyshimta. Policia vendase njoftoi se bëhet fjalë për 8 kg kokainë të pastër dhe si pasojë një hetim ka nisur për çështjen.

Agjencia Europiane Hapësinore CNES dhe Arianespace kanë realizuar dhjetëra nisje të anijeve hapësinore nga viti 1960 në portin e lëshimit në Kourou.

Shkarkoni aplikacionin e A2