I vjedhin orën në dhomën e zhveshjes, ish ylli i Ajaksit, “gjejeni ose nuk luaj”

Sulmuesi danez Kasper Dolberg u transferua nga Ajaksi i mrekullive që gjeti gjysmëfinalen e Champions sezonin e kaluar për të gjetur një vend si titullar në një kampionat të fortë. Zgjodhi ekipin e Nicës, në Francë, për të pasur një sezon më të qetë. Por nuk paska qenë e thënë.

Pas një stërvitje me ekipin, sulmuesi kthehet në dhomën e zhveshjes dhe fillon e vishet, por ka një surprizë të hidhur. Ora e tij e shtrenjtë, me një vlerë rreth 70 mijë euro, ishte zhdukur. Fillimisht mendoi për një shaka të shokëve të rinj të ekipit, por nuk ishte rasti. Thjesht, objekti i çmuar ishte zhdukur.

Dalberg me fanellën e Ajaksit

Aty lojtari u “çmend”. Jo vetëm e kërkoi kudo në godinë, por nuk u paraqit në stërvitjen e nesërme nga inati duke kërcënuar drejtuesit që nuk do të luante ndeshjen e radhës po mos të gjendej ora.

Por presidenti i klubit, Jean-Pierre Rivère së bashku me trajnerin Viera nuk duket sikur u tronditën shumë,  dhe jo vetëm që nuk do të bëjnë asgjë për të gjetur orën, por kanë në plan ta projektojnë si titullar sulmuesin e inatosur.    

Shkarkoni aplikacionin e A2