iPhone i ri del në shitje, radhë të gjata në të gjithë botën

Pajisjet e reja të Apple, përfshirë 3 iPhone të rinj dhe Apple Watch Series 5, kanë dalë në shitje, me njerëzit në të gjithë botën që janë vënë në radhë për të blerë të parët celularët e rinj.

“Smartphone” që quhen iPhone 11, 11 Pro dhe 11 Pro Max u prezantuan nga gjiganti i teknologjisë javën e kaluar, në Kaliforni. Apple tha se celularët e rinj Pro janë “më të avancuarit dhe më të fuqishmit” që ka prodhuar ndonjëherë, me sistemin e kamerës së trefishtë që instalohet për herë të parë në një iPhone.

Në Londër, Tokio, Moskë, Singapor, Sidnej dhe Dubai u regjistruan radhë të gjata nëpër dyqanet Apple që në orët e para të mëngjesit. Disa prej tyre kishin zënë radhën që në orën 16:00 të një dite më parë dhe kishin marrë batanije me vete për të kaluar natën përpara dyqanit.

Shkarkoni aplikacionin e A2