LSI: U tregua qartë se Rama është peng i Tahirit – A2

LSI: U tregua qartë se Rama është peng i Tahirit

LSI 572x338

Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, “vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda tregon qartë se drejtësia është marrë peng nga krimi i organizuar dhe Edi Rama është peng i Saimir Tahirit dhe strukturave kriminale”.

Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke e dënuar atë me 5 vite burg, por kjo do të konvertohet në 3 vite shërbim prove. Pas një seance që nisi në orët e para të mëngjesit të së enjtes dhe përfundoi rreth orës 22:00, Gjykata e shpalli ish-ministrin të pafajshëm për tre akuzat e ngritura nga Prokuroria “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal”. Gjykata bëri një rikualifikim të akuzave dhe e shpalli atë fajtor vetëm për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. 

LSI thekson në një deklaratë për mediat se “Edi Rama ka bërë gjithçka për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe ka përdorur çdo mekanizëm të tijin sepse Edi Rama është peng i dosjeve korruptive dhe i familjarëve të tij”.

“Projekti i kanabizimit të vendit, trafiku ndërkombëtar i drogës është projekt politik i Edi Ramës sepse Edi Rama është “Shefi i madh” i cili projektoi dhe urdhëroi këtë projekt shkatërrues për vendin që nxiu historinë e Shqipërisë në mediat botërore. Me Edi Ramën është provuar që nuk ka drejtësi, krimi i organizuar ndjehet i fortë, i sigurtë dhe i pëkrahur. Ka vetëm një rrugë: Të çlirohet vendi nga Edi Rama dhe kapja e institucioneve nga krimi i organizuar për të instaluar shtetin e së drejtës për të kthyher tek çdo qytetar dinjitetin dhe shpresën se ky vend do të bëhet”, lexohet në deklaratën e LSI-së.