Midhja “dater”, gjuetia pa kriter po rrezikon zhdukjen e saj

Gurëshpuesi ose siç njihet ndryshe edhe midhja “dater”, po shkon drejt zhdukjes në bregdetin shkëmbor të vendit tonë. Ajo është nga produktet e detit që kërkohet më së shumti nga turistët e huaj në vendin tonë, veçanërisht ato italianë.

Kjo kërkesë, vjen pasi dateri është një specie e mbrojtur dhe nuk mund të gjuhet lirisht siç ndodh rëndom në vendin tonë. Organizatat mjedisore por edhe AKU e Vlorës kanë ngritur alarmin e rrallimit të daterit deri në rrezik të ekzistencës se kësaj specie detare, si pasoje e gjuetisë pa kriter.

Daterit jetojnë në shkëmbinjtë që shpesh herë thyhen

Madje gjuetia e daterit po dëmton shkëmbinjtë nënujore dhe për rrjedhojë prish ekuilibrat e habitatit të gjithë gjallesave të tjera detare.

“Për të marrë daterit ato thyejnë shkëmbinjtë, por duke thyer shkëmbinjtë prishin habitatin e tyre por edhe të gjallesave të tjera. Duhet te ndalohet thyerja e shkëmbinjve, tregtia e daterit dhe konsumimi i tij, ashtu siç e ka ligji, por duhet ta zbatojmë në praktikë”, thotë i shqetësuar Thimo Ribaj, drejtor i organizatës SEEP.

Thimo Ribaj, drejtor i SEEP

Në vendin tonë gjuetia e daterit është e ndaluar me ligj që nga viti 2006, por ai gjendet lehtësisht thuajse në të gjitha restorantet e bregdetit dhe jo vetëm. Rreziku për zhdukjen e kësaj specie në ujërat shqiptare, duket se ka ngritur me në fund institucionet dhe organizatat e mjedisit për të sensibilizuar dhe kërkuar zbatimin e ligjit.

Shkarkoni aplikacionin e A2