Ndryshimet klimatike, Berlini aprovon planin e gjelbër 100 miliardë euro

Protesta globale kundër ndryshimeve klimatike ka ndërgjegjësuar qeverinë gjermane.

Ekzekutivi i kryesuar nga kancelarja, Angela Merkel aprovoi “Planin e Gjelbër” që kushton 100 miliardë euro dhe që synon të reduktojë ndotjen.

“Kemi rënë dakord të reduktojmë emisionet e karbonit me 40% deri në vitin 2020, dhe më duhet të pranoj me përgjegjësi të madhe se për fat të keq nuk mund të përmbushim synimin e vendosur në 2007. Kjo më shqetëson mua dhe shumë të tjerë. Mekanizmi që jemi dakordësuar është shumë i rëndësishëm për synimet tona. Por kabineti për klimën nuk e përfundon punën këtu”, u shpreh kancelarja gjermane, Angela Merkel

Shkarkoni aplikacionin e A2