
Dy prindër të varfër indonezianë që nuk mund të blejnë dot qumësht për vajzën e tyre të vogël, e kanë rritur atë duke i dhënë kafe 3 herë në ditë.
Hadijah Haura, 14-muajshe, pi 3 biberona kafe çdo ditë.
Nëna dhe babai i saj mbledhin kopër ose arra kokosi dhe fitojnë vetëm 1,4 $ në ditë, duke bërë që mos të përballojnë dot ushqimin për të voglën.

Pavarësisht kësaj, vajza nuk ka asnjë problem shëndetësor dhe duket se po rritet normalisht, sipas mediave lokale.
Gjithsesi, prindërit e saj pranojnë se vogëlushja ka pak probleme me gjumin dhe natën rri zgjuar duke luajtur vetëm.
