Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Pas dështimit me Shqipërinë, Panucci drejt Greqisë

Nga A2 CNN
20 Shtator 2019, 22:40 | Futboll
Pas dështimit me Shqipërinë, Panucci drejt Greqisë

Pas eksperiencës negative në krye të kombëtares shqiptare, Christian Panucci, është pranë marrjes së drejtimit të një tjetër skuadre.

Gazetari italian Gianluca Dimarzio raporton se ish-trajneri i kuqezinjve është pranë nënshkrimit me Arisin e Selanikut. Palët duket se kanë rënë dakord për termat ekonomik, por janë në diskutim sa i përket stafit të drejtimit.

Panucci mori drejtimin e Kombëtares shqiptare në vitin 2017, pas largimit të bashkëkombësit të tij De Biasi dhe u largua nga stoli kuqezi në mars të këtij viti. Ai e drejtoi Kombëtaren shqiptare në 15 ndeshje, ku mori vetëm 4 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë