Pasi u pezullua nga kampionati, Kamza përjashtohet edhe nga Kupa

Klubi i Kamzës është dënuar me dy vite përjashtim nga Kupa e Shqipërisë nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Dënimi vjen pasi Kamza nuk u paraqit në ndeshjen e Kupës së Shqiperisë me Apolloninë.

Skuadra e Kamzës është përjashtuar nga kampionati i futbollit për shkak të dhunës ndaj arbitrit sezonin e kaluar.

Shkarkoni aplikacionin e A2